Nesër do të mbahet turneu i tetë i shahut për nder të veprimtarit Mustafë Ibrahimi.
Turneu “Mustafë Ibrahimi” organizohet në ambientet e Federatës së Shahut të Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë duke filluar në orën 17:00, raporton Gazeta Express.
Turneu organizohet në ambientet e Federatës së Shahut të Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë për vitin e tetë radhazi.
NLB Banka, në bashkëpunim me Federatën e Shahut të Kosovës dhe Klubet e Shahut të Federatës së Kosovës, organizon Turneun Memorial, për të përkujtuar njeriun e arsimit, ekonomistin dhe patriotin, ish të burgosurin politik Mustafë Ibrahimi.
Ky turneu tashmë tradicional, do të tubojë shumë shahistë nga Kosova dhe Sllovenia.
Sistemi i garave:13 xhiro, 5 min blic sipas rregullave të FIDE.
Për më të mirët do të ketë shpërblime, mirënjohje, medalje, kupa dhe premi.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...