Nesër temperaturat do të shkojnë në -1 gradë, ky është parashikimi i motit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

04/12/2021 17:05

Nesër temperaturat do të shkojnë në -1 gradë, ky është parashikimi i motit

Lajme

Gazeta Express

04/12/2021 17:05

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Lexo Edhe:

“Dita e diele do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. Java tjetër parashihet me kushte tjera meteorologjike!”, thuhet në njoftim. /Express/