Nesër nis turneu i futbollit në Hallaq të Vogël në Lipjan, nderohen të rënët e këtij fshati - Gazeta Express
string(90) "neser-nis-turneu-i-futbollit-ne-hallaq-te-vogel-ne-lipjan-nderohen-te-renet-e-ketij-fshati"

Nesër nis turneu i futbollit në Hallaq të Vogël në Lipjan, nderohen të rënët e këtij fshati

Sport

Gazeta Express

19/04/2024 23:04

Nesër do të fillojë turneu i futbollit të vogël në fshatin Hallaq i Vogël të komunës së Lipjanit.

Organizatorë janë vullnetarët e këtij fshati, teksa turneu nis nga ora 12:30.

Lexo Edhe:

“Në nderim të bashkëfshatrëve tanë të ramë me 19 Prill 1999, nesër me datën 20  Prill 2024 duke filluar nga ora 12:30, do të mbahet turne memorial në futboll, ku do të marrin pjesë edhe ekipet e dikurshme të fshatit tonë. Ftojmë të gjithë që t’i bashkohen këtij manifestimi që të jetë sa ma madhështorë!”, thuhet në njoftim.

Më 19 prill të vitit 1999, 20 persona u pushkatuan nga okupatori serb në këtë fshat. /Gazeta Express/