Nëse Kajan do të bëhet me një motër, Veliaj e ka gati emrin e vajzës - Gazeta Express
string(67) "nese-kajan-do-te-behet-me-nje-moter-veliaj-e-ka-gati-emrin-e-vajzes"

Nëse Kajan do të bëhet me një motër, Veliaj e ka gati emrin e vajzës

Gazeta Express

08/12/2019 13:08


Kajan është tashmë 1 vjeç dhe me siguri ka sjellë shumë gëzim në familjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. I ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Shiko kush Luan”, Veliaj “u intervisua” nga fëmijët e prekur nga tërmeti. Kjo puntatë ju dedikua pikërisht atyre. Mirëpo, cila ishte pyetja e fëmijëve për lali Erin?

Fëmijët ishin kureshtarë të dinin se çfarë emri do t’i vendoste të bijës, nëse familja e tij do të zgjerohej me një vajzë.

Lexo Edhe:

“Nëse do kem një vajzë besoj që do ia vë emrin nga një libër i Jakov Xoxës që është gjyshi i Ajolës. Ai ka bërë tre libra, kështu që mund ta gjeni”,-tha Veliaj.

”News 31″ ka zbuluar se emri më i përshtatshëm nga librat e Jakov është Juga, nga libri “Juga e bardhë”. Pra, edhe emri i vajzës është gjetur, nëse Kajan do të bëhet një ditë me një motër.