Nënshkruhet marrëveshja, “Final 4” i Ligës Unike do të mbahet në Prishtinë - Gazeta Express
string(71) "nenshkruhet-marreveshja-final-4-i-liges-unike-do-te-mbahet-ne-prishtine"

Nënshkruhet marrëveshja, “Final 4” i Ligës Unike do të mbahet në Prishtinë

Sport

Gazeta Express

25/03/2024 18:33

Është nënshkruar marrëveshja për organizimin e “Final 4” të Ligës Unike në konkurrencën e vajzave.

Kjo garë shumë e rëndësishme do të organizohet nga KBF Prishtina, që para dy edicioneve ishte shpallur kampione, pikërisht në kryeqytetin e Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Marrëveshja është nënshkruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku dhe Përfaqësuesi i KBF Prishtinës, Florian Kllokoqi.

Dushku është shprehur se “do të ndihmojnë klubin prishtinas në organizim, duke shpresuar se do të jetë sa më madhështor”, kurse Kllokoqi ka bërë të ditur se “do të bëjnë çmos që ky event shumë i rëndësishëm për basketbollin mbarëshqiptar të shkojë siç është më së miri”.

Ky “Final 4” do të mbahet në Prishtinë, më 1 dhe 2 prill.

Bashkimi, Prishtina, Tirana dhe Penza do të garojnë në “Play-off”, derisa çiftet gjysmëfinale do të mësohen të mërkurën mbrëma, pasi Tirana dhe Penza kanë nga katër fitore e pesë humbje.

Kampion aktual është Partizani i Tiranës. /Gazeta Express/