Nën ndikim të alkoolit, babai nga Deçani e bën djalin për spital - Gazeta Express
string(63) "nen-ndikim-te-alkoolit-babai-nga-decani-e-ben-djalin-per-spital"

Nën ndikim të alkoolit, babai nga Deçani e bën djalin për spital

Gazeta Express

29/03/2020 10:27

Policia në Deçan ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje, ka rrahur djaline tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Deçan, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Lexo Edhe:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K pasi që  kishte pasur mosmarrëveshje me viktimën (djalin e tij)mashkull K-Shqiptar”, thekson raporti.

Policia bën të ditur se i dyshuari nuk është intervistuar pasi që ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Express/