Nën hetim një 49- vjeçar nga Tirana, qeni i tij sulmoi dy gra tek Liqeni Artificial - Gazeta Express
string(81) "nen-hetim-nje-49-vjecar-nga-tirana-qeni-i-tij-sulmoi-dy-gra-tek-liqeni-artificial"

Nën hetim një 49- vjeçar nga Tirana, qeni i tij sulmoi dy gra tek Liqeni Artificial

Gazeta Express

25/05/2020 14:06

Karantina nuk stresoi vetëm njerëzit, por edhe kafshët…

Një burrë në Tiranë u vendos nën hetim për braktisje të kafshës, pasi gjatë orarit të lejuar ai kishte nxjerrë qenin nga banesa dhe e kishte zgjidhur.

Lexo Edhe:

Por siç rezultoi më pas thonë burimet për Anila Hoxhën, qeni iu vërsul dy grave që po bënin ecje pranë liqenit. Në materialin e referuar në prokurori burimet thonë se në spital u dërguan të dëmtuara Zh.F dhe A.P.

Materiali përshkruan se të dyja gratë u trajtuan në spital në fund të muajit prill.

Më tej , njëra prej tyre dorëzoi denoncim ku dhe tregoi se kishte dalë për ecje, por nje qen ngjyrë kaf i palidhur, e kishte kafshuar në krahë.

Gratë u shpëtuan nga qytetarë të tjerë, ndërsa pas veprimeve të mëvonshme rezultoi se pronari e kishte nxjerrë qenin në natyrë pas shumë ditëve që kishte qendruar në karantinë.

Por ai do të hetohet për braktisje të kafshës së shoqërimit, duke qenë se rezultoi që në një zonë të banuar 49- vjeçari i kishte hequr maskën.