Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, u drejtua në Konferencën nacionale për Natyrën që u mbajt sot, ku theksoi se një përgjigje e përbashkët dhe sistematike është e vetmja rrugë drejt ruajtjes afatgjatë të burimeve natyrore. “Të punojmë së bashku për një kthesë të vërtetë të gjelbër”, porositi ai, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet institucioneve dhe sektorit civil.
Në fjalën e tij, Hoxha vuri theksin te Ligji i ri për natyrën, i cili këtë muaj publikohet në ENER, dhe bëri thirrje që të gjitha organizatat të marrin pjesë aktive në debatin publik. Sipas tij, njohuritë nga terreni janë thelbësore për të krijuar një sistem që do të mbrojë në mënyrë të qëndrueshme vlerat natyrore dhe biodiversitetin.
Ministri theksoi se po punohet në disa drejtime për mbrojtjen e natyrës: po harmonizohen ligjet me direktivat e BE-së për habitatet dhe shpendët, po zhvillohet rrjeti Natura 2000 dhe po shpallen zona të reja të mbrojtura. Është në përgatitje strategjia e re për biodiversitetin, ndërsa përmes BIOFIN po punohet për financim të qëndrueshëm. Paralelisht, po vendoset një sistem rajonal për menaxhimin e mbetjeve, i cili do t’i japë fund deponive të egra në natyrë. “Qëllimi është i qartë – një sistem i qëndrueshëm dhe afatgjatë, jo zgjidhje të përkohshme”, përfundoi Hoxha.
tag_katrorimaqedoni_2
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...