Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person, shoferi shqiptar në gjendje kritike në spital - Gazeta Express
string(93) "aksident-i-rende-ne-itali-humb-jeten-nje-person-shoferi-shqiptar-ne-gjendje-kritike-ne-spital"

Gazeta Express

16/04/2026 13:21

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person, shoferi shqiptar në gjendje kritike në spital

Gazeta Express

16/04/2026 13:21

Një aksident i rëndë është regjistrur në komunën e Cormons në Itali. Mësohet se për shkak të aksidentit ka humbur jetën një 48-vjeçar dhe është plagosur rëndë një shqiptar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e së mërkurës përgjatë Variante 306 në Mariano del Friuli.

Rreth orës 13:00, një furgon frigorifer që udhëtonte nga Gradisca d’Isonzo për në Cormons u përplas ballë për ballë me një kamion që transportonte zhavorr. Përplasja ishte jashtëzakonisht e forte dhe shoferi i furgonit frigorifer vdiq menjëherë nga plagët e rënda që mori në përplasje.

Shoferi tjetër, që drejtonte automjetin e ngarkuar me zhavorr, u plagos rëndë. Pasi mori ndihmën e parë në vendngjarje, ai u transportua me helikopter në Spitalin Cattinara ku mbetet në gjendje të rëndë./EuronewsAlbania/

Advertisement
Advertisement
Advertisement