Në rast kualifikimi, Shqipëria mëson kundërshtarët e mundshëm në Botëror - Gazeta Express
string(71) "ne-rast-kualifikimi-shqiperia-meson-kundershtaret-e-mundshem-ne-boteror"

Futboll

Gazeta Express

05/12/2025 20:20

Në rast kualifikimi, Shqipëria mëson kundërshtarët e mundshëm në Botëror

Futboll

Gazeta Express

05/12/2025 20:20

Në rast se do të kualifikohet në Kampionatin Botëror të vitit 2026, kombëtarja e Shqipërisë tashmë i di kundërshtarët e saj të mundshëm.

Kombëtarja shqiptare – poqëse kualifikohet në Botërorin që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë – do të jetë në Grupin F.

“Kuqezinjtë” në rast kualifikimi nga “play-offi” B do të ketë punë me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Shqipëria ka punë me Poloninë në gjysmëfinalen e “play-offit” të Botërorit në mars të 2026-s, dhe në rast se e kalon këtë fazë, do të luajë në finale me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi.

Botërori 2026 nis nga 11 qershori 2026, deri më 19 korrik./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement