Në natën e Bajramit u vodh xhamia në Viti - Gazeta Express
string(41) "ne-naten-e-bajramit-u-vodh-xhamia-ne-viti"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2022 21:19

Në natën e Bajramit u vodh xhamia në Viti

Lajme

Gazeta Express

02/05/2022 21:19

Dera e xhamisë u hap që xhemati ta kryejë namazin e fundit në natën e Bajramit. Por aty besimtarët u ndeshën me një pamje të papritur e të pakëndshme.

Kasaforta në të cilën mbahen paratë e xhamisë, ishte e hapur e hajnat kishin marrë krejt ça kishte.

Lexo Edhe:

Përgjegjësi i xhamisë së fshatit Drobesh të Vitisë, që e kishte gjetur asisoj kasafortën, është i tronditur me faktin se si xhamia u vodh pikërisht në natën e Bajramit.

Muharremi thotë se i ka lajmëruar organet policore menjëherë.

Por pasi që një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur më herët, nuk ka të dyshuar për vjedhjen.

Se në kasafortë nuk dihet sa para ishin e thotë edhe përfaqësuesi i fshatit Drobesh, Bislim Bislimaj.

Si do që të jetë, ai e quan akt të shëmtuar vjedhjen e parave në muajin e Ramazanit.

Në anën tjetër, nga Policia Rajonale e Gjilanit kanë njoftuar se rasti është nën hetime.

Komuna e Vitisë përballet tash e disa herë me vjedhje të tilla të xhamive.