Në LDK kritikojnë emërimin e djalit të Haxhi Shalës: Të hapet një konsullatë edhe në Malishevë - Gazeta Express
string(93) "ne-ldk-kritikojne-emerimin-e-djalit-te-haxhi-shales-te-hapet-nje-konsullate-edhe-ne-malisheve"

Në LDK kritikojnë emërimin e djalit të Haxhi Shalës: Të hapet një konsullatë edhe në Malishevë

Gazeta Express

25/11/2020 10:32

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë reaguar pasi që djali i deputeti Haxhi Shala është emëruar konsull në Pragë, raporton Gazeta Express.

Anëtari i këtij subjekti, Naser Rugova ka ironizuar duke thënë se pas emërimit të një ”super konsulli” në Çeki, Republika e Çekisë të ngazëllyer nga ky fakt paska vendosur të hapë Konsullatë në Malishevë!

Lexo Edhe:

“P.S. Ta lëmë sarkazmën anash, ky tuxharllëk politik na ka dëmtuar shumë këto 12 vitet e fundit, jo pa arsye Evropa po na i mbyllë dyert! Reflektoni sepse më keq se kështu nuk bëhet! Vetëm një kthesë e madhe mund të na nxjerrë nga ky labirint i këtij mentaliteti mesjetar”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

Shkrimi i plotë:

Pas emërimit të një ”super konsulli” në Çeki, Republika e Çekisë të ngazëllyer nga ky fakt paska vendosur të hapë Konsullatë në Malishevë!
P.S. Ta lëmë sarkazmën anash, ky tuxharllëk politik na ka dëmtuar shumë këto 12 vitet e fundit, jo pa arsye Evropa po na i mbyllë dyert! Reflektoni sepse më keq se kështu nuk bëhët! Vetëm një kthesë e madhe mund të na nxjerrë nga ky labirint i këtij mentaliteti mesjetar!