Në Kosovë, 20 milionë euro obligacione dalin në ankand më 28 maj - Gazeta Express
string(63) "ne-kosove-20-milione-euro-obligacione-dalin-ne-ankand-me-28-maj"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 6:56

Në Kosovë, 20 milionë euro obligacione dalin në ankand më 28 maj

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 6:56

Ministria e Financave e Kosovës ka njoftuar se më 28 maj 2026 do të mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë për këtë vit.

Në kuadër të këtij ankandi do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar në vlerë prej 20 milionë euro.

Sipas njoftimit, investimi në obligacione konsiderohet investim i sigurt dhe është i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.

Interesi, i cili përcaktohet nga tregu, u garantohet investitorëve gjatë gjithë periudhës së maturimit prej tre vitesh dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande dhe procedurave për blerjen e letrave me vlerë të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement