Në Këshillin e Sigurimit megjithatë u diskutua për sulmet e NATO-s ndaj Serbisë, SHBA përplaset me Rusinë - Gazeta Express
string(104) "ne-keshillin-e-sigurimit-megjithate-u-diskutua-per-sulmet-e-nato-s-ndaj-serbise-shba-perplaset-me-rusine"

Në Këshillin e Sigurimit megjithatë u diskutua për sulmet e NATO-s ndaj Serbisë, SHBA përplaset me Rusinë

Lajme

Gazeta Express

26/03/2024 11:21

Rusia dhe Kina kanë diskutuar në mbldhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit për bombardimin e Jugosllavisë nga NATO në vitin 1999, ndonëse kërkesa e tyre për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me këtë çështje nuk ishte aprovuar.

Ambasadori i Rusisë dhe ai i Kinës kanë qenë në të njejtën linjë teksa kanë folur për vendimin e NATO-s për të bombarduar Jugollsavinë.

Lexo Edhe:

Vasily Nebenzia ka thënë se NATO “ka kryer agresion të paligjshëm kundër një vendi sovran nën pretekst të rremë”, ndërkohë përfaqësuesi i Kinës në Këshill të sigurimit e ka quajtur si “luftë të paligjshme”.

Ndaj këtyre qëndrimeve të Rusisë dhe Kinës ka qenë përfaqësuesi i SHBA-së, zv.ambasadori Robert Wood, i cili ka thënë se veprimet e NATO-s në vitin 1999 kanë qenë të nevojshme dhe legjitime për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë dhe se SHBA s’ka asgjë për të fshehur në përkrahjen e bombardimit të Jugosllavisë më 1999.

Ai tutje ka kritikuar Rusinë se po synon t’i shfrytëzojë për kampanjë propaganduese, ngjarjet që kanë ndodhur në vitet e 90-ta.

Ambasadori i Francës në OKB, Nicolas de Riviere ka kërkuar që nëj diskutim i tillë të ndërpritet duke bërë thirrje që “historia t’iu lihet historianëve”.

Fjalën në diskutim e ka marrë edhe përfaqësuesi i Sllovenisë, duke kujtuar për vrasjet dhe krimet kundër civilëve të ndodhura 25 vite më parë.

Propozimi i Rusisë për të diskutuar bombardimin e Jugosllavisë u mbështet vetëm nga tre anëtarë të Këshillit të Sigurimit, ndërsa 12 të tjerët abstenuan./Express/