Ndryshon moti në Kosovë, fillon prapë bora dhe shiu - Gazeta Express
string(50) "ndryshon-moti-ne-kosove-fillon-prape-bora-dhe-shiu"

Ndryshon moti në Kosovë, fillon prapë bora dhe shiu

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 18:39

Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, raporton Gazeta Express.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore.

Lexo Edhe:

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.