Ndryshon moti javën e ardhshme, temperaturat deri në 32 gradë - Gazeta Express
string(60) "ndryshon-moti-javen-e-ardhshme-temperaturat-deri-ne-32-grade"

Ndryshon moti javën e ardhshme, temperaturat deri në 32 gradë

Gazeta Express

09/08/2020 16:20

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell. Vranësirat herë-herë, pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, thotë se reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që po e lëmë. Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme, transmeton lajmi.net.

Lexo Edhe:

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillat e IKSHP janë në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndim dhe juglindjeje me shpejtësi 1-9m/s.