Ndryshimet kushtetuese, reagon PD: Listat nuk do të hapen, halli i Ramës tek koalicionet - Gazeta Express
string(85) "ndryshimet-kushtetuese-reagon-pd-listat-nuk-do-te-hapen-halli-i-rames-tek-koalicionet"

Ndryshimet kushtetuese, reagon PD: Listat nuk do të hapen, halli i Ramës tek koalicionet

Gazeta Express

14/07/2020 14:19

PD ka reaguar për herë të parë në lidhje me ndryshimet kushtetuese që miratoi sot komisioni i ligjeve për hapjen e listave (me 2/3 e saj) dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

PD saktëson se Rama nuk do të hapë listat, por vetëm të heqë koalicionet parazgjedhore. PD thekson se PS ka miratuar hapjen e listave në vetëm 2/3 e saj, duke e shpjeguar me 34 mandatet e deputëve në Tiranë, se përse në fakt, listat nuk janë të hapura.

Lexo Edhe:

“Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëhere 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, (pra lista gati fituese është e mbyllur), ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim. Pra, nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atehere 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia dhe jo qytetarët.

Kjo rrëzon alibinë e Edi Ramës se do të hapte listën, duke dalë zbuluar që qëllimi i vetëm i ndryshimit është heqja e koalicioneve parazgjedhore.”-shkruan PD./Express

REAGIMI I PLOTË

Bie alibia, Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore

Është zbardhur sot drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve, ku PS ka bërë ndryshimet e saj në draftin e opozitës parlamentare. Në draftin e miratuar përcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshueshme nga partia. “Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore” – thuhet në draftin e miratuar.

Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëhere 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, (pra lista gati fituese është e mbyllur), ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim. Pra, nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atehere 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia dhe jo qytetarët.

Kjo rrëzon alibinë e Edi Ramës se do të hapte listën, duke dalë zbuluar që qëllimi i vetëm i ndryshimit është heqja e koalicioneve parazgjedhore.