Ndeshje historike për Messin, e thyen rekordin e golave dhe e dërgon Argjentinën tutje - Gazeta Express
string(85) "ndeshje-historike-per-messin-e-thyen-rekordin-e-golave-dhe-e-dergon-argjentinen-tutje"

Futboll

Gazeta Express

22/06/2026 21:06

Ndeshje historike për Messin, e thyen rekordin e golave dhe e dërgon Argjentinën tutje

Futboll

Gazeta Express

22/06/2026 21:06

Lionel Messi ka shkëlqyer në fitoren e Argjentinës ndaj Austrisë.

Kombëtarja argjentinase ka fituar 2-0 ndaj Austrisë, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Botërorit 2026.

Messi shënoi dy golat e Argjentinës në këtë përballje, me të cilët theu edhe rekordin më të madh në historinë e Botëroreve.

Ai u bë top-golashënuesi më i mirë në historinë e Botëroreve, me superyllin argjentinas që ka shënuar 18 gola tashmë.

Golin e parë, Messi e shënoi në minutën e 38-të të ndeshjes, pasi paraprakisht e kishte humbur penalltinë, në minutën e nëntë të ndeshjes.

Të dytin, Messi e shënoi në minutën e 95-të të përballjes, pas një tollovie në mbrojtjen e Austrisë.

Me këtë fitore, Argjentina shkon në kuotën e gjashtë pikëve, duke siguruar kualifikimin tutje nga faza e grupeve, në 1/16 e finales.

Ndërkohë, Austria mbeti në kuotën e tri pikëve./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement