Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vazhduar të takojë familje nga vende të ndryshme të Kosovës. I pari i PDK’së, ka thënë se çmimet në vend po janë sikur në Evropë, por jo edhe pagat e pensionet.
Hamza ka shkruar se duhet t’i thuhet ‘’stop’’ krizës ekonomike e sociale.
‘’Janë shtrenjtu gjërat shumë, mendoj që mundemi ma ndryshe, mundemi ma mirë, mundemi me i ndal do kriza, mungesë stabiliteti institucional’’, ka thënë ai, përcjell Gazeta Express.
Postimi:
Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet. Kjo është padrejtësi sociale.
Për këtë arsye, ne do t’i themi STOP krizës ekonomike dhe sociale që e kanë sjellë vendimet e gabuara politike.
Do t’i themi stop çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave e pensioneve të pamjaftueshme, stagnimit dhe regresit.
Do të hapim një etapë të re të zhvillimit, mirëqenies dhe dinjitetit për çdo qytetar të Kosovës.
Bashkë me secilin prej jush, pas 7 qershorit, do ta ndryshojmë Kosovën.