Ndërron jetë luftëtari i UFC-së pasi e përplasi autobusi - Gazeta Express
string(56) "nderron-jete-luftetari-i-ufc-se-pasi-e-perplasi-autobusi"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/05/2023 11:16

Ndërron jetë luftëtari i UFC-së pasi e përplasi autobusi

Sporte tjera

Gazeta Express

02/05/2023 11:16

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në botën e sportit.

Viktimë e një aksidenti trafiku ishte ylli i UFC-së, Feipe Corales.

29 vjeçari u përplas nga një autobus dhe ndërroi jetë, njofton mediumi brazilian “Globo”, përcjell “Gazeta Express”.

Liftëtari brazilian i sporteve të përziera marciale – MMA u aksidentua në Rio de Janeiro ndërsa po kthehej nga ushtrimet që i kishte bërë të hënën.

Autoambulanca dhe zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes duke e gjetur luftëtarin në gjendje të rëndë, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital teksa po eksportohej me urgjencë.

Edhe më të rëndë këtë rast e bën fakti se Colares, i njohur me nofkën Cabocao, ishte i martuar dhe kishte një djalë 10-muajsh.

Luftëtari brazilian si profesionist në MMA në vitin 2013 dhe në vitin 2017 u shpall kampion në peshën e lehtë, në Jungle Fight. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement