Ndalet Bostoni, fiton Denveri dhe mbron vendin e parë në Perëndim - Gazeta Express
string(64) "ndalet-bostoni-fiton-denveri-dhe-mbron-vendin-e-pare-ne-perendim"

Ndalet Bostoni, fiton Denveri dhe mbron vendin e parë në Perëndim

Basketboll

Gazeta Express

26/03/2024 12:57

Kryesuesit e Boston Celtics u mundën me rezultat 120-118 nga Atlanta Hawks, në një ndeshje e cila ishte e barabartë deri në fund.

Një përmbysje fantastike e Atlantas, ku u dalluan Hunter me 24 pikë e Bogdanoviq me 22 pikë.

Lexo Edhe:

Për Boston, Tatum realizoi 37 pikë, por që mbetën për statistikë.

Ngritet në renditje ekipi i Dallas Mavericks, që mposhti me shifrat 115-105 Utah Jazz.

Luka Doncic realizoi “triple double” prej 29 pikëve, 12 kërcime e 13 asistimeve.

Në sekondat e fundit fiton edhe San Antonio Spurs, që falë 52 pikëve të dyshes Sochan-Vassell, mundi me rezultat 104-102 Phoenixin.

Humbja e dytë radhazi për Clippersat, që në fushën e tyre u mundën me rezultat 133-116 nga Indiana. Për miqtë u dallua Siakam me 31 pikë.

Nuk zhgënjen ekipi kampion i Denverit, që mundi me rezultat 128-123 Memphisin, duke ruajtur vendin e parë në Perëndim. Për kampionët u dallua Jokiq me 29 pikë.