Ndal linçit publik’ - Gazeta Express
string(18) "ndal-lincit-publik"

OP/ED

Gazeta Express

05/11/2022 13:08

Ndal linçit publik’

OP/ED

Gazeta Express

05/11/2022 13:08

Aurona Pelaj në bashkëveprim, e ka kryër një krim të dyfishtë, ndaj një të moshuare të sëmurë, porse në një vend demokratik asaj duhet t’i mundësohet një gjykim i drejtë dhe jo linç publik. Një dënim meritor dhe një psikolog për Auronën

Nga Halil Matoshi

Lexo Edhe:

Në shoqërinë kosovare kultura e mosndëshkimit në rrafshin semantiek, po rikthehet si kulturë e gjyqit publik. Linçit.

Kuptimi semantik i shfaqjës së Aurona Pelaj “në shtyllë të turpit” ēshtë pasqyrë ku gdhendet imazhi i tjetrit si armik që duhet ekzekutuar.
Identiteti i kēsaj gruaje të re (infermiere) që u gjet në shtyllë turpi të kujton imazhin hebre në një vend imagjinar por të kudondodhshëm dhe të kurdohershëm në toposin e fashizmit. Një vurratë për stereotipet e fytyrës që duhet urryër, ku një grua e re që sapo ka kryër një krim, nënvetëdijshëm stigmatizohet edhe nga feministet më të regjura.

Sipas anatomisë së paragjykimeve dhe stereotipeve,
viktima e zgjedhur duhet të këtë tiparet e një armiku që mizoritë ndaj tij/saj të jenë legjitime pra të justifikueshme.

Pas rastit në “Shtëpinë e pleqëve” në Pejë, histeria masive shpërtheu në rrjetet sociale ku, mija njerëz duan “ta rjepin” një grua të re, para çfarëdo gjyqi dhe pa ia dhënë të drejtēn e mbrojtjës.

Të gjithë ata, gra e burra, që nuk e kanë mbrojtë Rrahman Jasharin nga thirrjet linçuese për ta varur në shesh, që nuk janë turpëruar nga bullizimi i tij masiv, për dhëmbët e prishur (nga pleqnia dhe vuejtjet) sot, kinse po trishtohen nga një akt dhune ndaj nji të moshuare të sëmurë, ata janë vet agresorët më të egër si ato gratë infermiere të videos shokuese;
Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në fyerje dhe kercënim ndaj Jasharit, deri në përmasa të linçit publik, e sot e mbrojnë plakën e abuzuar në Azilin e pleqve në Pejë, janë hipokritë e të poshtër. Të prekur nga sindroma psikotike.

Prandaj do të duhej të trusnin dhe të prisnin që shteti ligjor ta kryej punën e tij.

Kjo pjesë e qytetarisë nga ana tjetër e qytetërimit, nuk e mbrojtën Rrahman Jasharin, sepse ai ishte shndërru nga aparati shtetëror (pjesa politike) në tabelë për qitje duke legjitimuar kështu dhunën ndaj tij.
E bullizuan, sepse ai po ua prishte idilën që rëndom turmat e ruajnë për të fuqishmit, të pushtetshmit, pa të cilët turma ndihet e ligë, e shkapërderdhur.

Dhe tash, kur është në pyetje një e moshuar e abuzuar nga ato që duhej t’i afronin empati e ndihmë, përnjëherësh turma e njëjtë u shndërrua në masë njerëzish të mëshirshëm!?

Secili nga ta, tashti duhet të kthehen e të rishikojnë statusat e tyre abuziv e komentet egërshane, gjatë grevës së mësuesve, të drejtuara ndaj Jasharit dhe të ndalën për një çast të shikojnë vetën në pasqyrë!

Ta shohin terrin e ndërgjegjës së tyre të pashpresë, brenda tyre! Ndoshta kjo sadopak u ndihmon ta njohin ligësinë brenda vetës dhe ta frenojnë egërsirën brenda tyre, që kërkon vrasjën e tjetrit/tjetrës mbi të cilin/cilen ka ra stigma e pushtetit politik.

Dhuna është manifestim jogjinor i pushtetit, aty ku nuk ka kontroll…
Ato gra të reja në strehën e pleqëve, janë produkte të kësaj shoqërie me tabu e tribu por ku, veç dhuna është transparente, që nga vegjëlia në familje e deri tek majat e pushtetit!

Dhe, të gjetura në një institucion pa kontroll e në ambient relativisht të izoluar, pushtetin e tyre e kanë manifestuar në të vetmen mënyrë që kanë ditur, jo si empati por si agresion ndaj të pafuqishmit.

Njeriu duke dall nga shpella ngrehu kryet dhe pa botën e çudirave (përket në animalen si habitat) dhe ndonëse evoluoi në homo sapiens, ai ka ngërçe të herë pas hershme dhe vetëm më i dituri e më i disciplinuari nga ky soj, mundet t’i frenojë pasionet e territ brenda tij. Pasione të dominimit mbi tufën, përkatësisht të marrjës nga tjetri atë që do për veti dhe shënjimit të territorit…!?

Kjo gruaja e re që abuzoi të moshuarën dukej ashiqare që ishte thjesht injorante apo ndoshta edhe vet viktimë e abuzimit?
Ajo s’dinte ç’fliste para zyrtarëve hetues, duke hedhur aluza ndaj një të sëmure me Alzheimer dhe mbase, ka nevojë për ndihmën e shoqërisë e jo për gjyq publik?

T’i ndohmohet asaj gruaje të re, jo të “ekzekutohet” në publik. Normalisht krahas dënimit meritor sipas Kodit Penal, e jo sipas intencës po aq të dhunshme “me ia rjepë lëkurën”! A ka ndonjë psikolog ky vend, apo që të gjithë janë shndërruar në prokurorë?

Ekziston një teori që thotë se injorantët dhe të abuzuarit potencialë në familje e shoqëri, nuk kanë inteligjencë emocionale.
Ekzekutorët, që nga fillet e qytetërimit. rëndom zgjidhen në mese injorantësh.

Infermierja trilloi rreth të moshuarës se kishte ndotur ambientin. Ky është stereotipi më i shpeshtë për armikun e tribusë deri tek armiku i klasës në komunizëm dhe ai i shtetit në regjime totalitare.

Për ta legjitimuar agresionin patologjik ndaj tjetrit që perceptohet i ndryshëm, rëndom duhet një trill rreth tij/sajë, një rrenë bizare, qe është pjellë e fantazive paragjykuese.Në anën tjetër, zbatuese te ligjit (shteti) u tregua i kujdeshëm duke e baraspeshuar dramaticitetin e rastit dhe veproi drejt kur mbylli atë qendër (Orenda) për të moshuarit, sepse thjeshtë aty nuk pati kontroll mbi pushtetin e të fuqishmëve kundrejt të dontëve.

Të mëshirshmit ndaj të anuzuares, zonjës Minire Nura brenda 24 orëve u shndërruan në mizorë ndaj sulmuesës së saj, gjithsesi të fajshme Dhe kjo dëshmoi çarje difuze të shpirtit të një shoqërie, që shprehë një potencial të frikshëm dhune. Hakmarrja rritë dhunën në pērmasa aritmetike.
Aurona dhe shoqet e saj, duhet të marrin dënimin meritor, sipas ligjit por njëkohësisht edhe ndihmë psikosociale! Shoqëria e drejtë e ndëshkon kriminelin brenda njeriut duke e ruajtur njeriun!

Thuani jo thirrjeve për gjyq publik dhe ekspozimit të fytyrave të infermiereve të reja, kujdes me familjet e tyre sepse ato nuk kanë asnjë faj.
Ndal ekspozimit të atyre grave në shtyllat e turpit, sepse ata që sillen si milici morali, thjeshtë i japin demokracisë sonë pamje të Iranit të mullahëve dhe Gardës Revolucionare që mbysin gratë e linçuara me gurë!