Ndaj Italisë i ati pushtoi fushën, i biri “e kopjoi” dje ndaj Spanjës - Gazeta Express
string(66) "ndaj-italise-i-ati-pushtoi-fushen-i-biri-e-kopjoi-dje-ndaj-spanjes"

Sport

Gazeta Express

25/06/2024 16:46

Ndaj Italisë i ati pushtoi fushën, i biri “e kopjoi” dje ndaj Spanjës

Sport

Gazeta Express

25/06/2024 16:46

Bëmat e tifozëve shqiptar s’kanë fund. “EURO 2024” ishte ‘territori’ i tyre.

Tifozët shqiptar i bënë të gjitha, protagonist kudo, që nga tubimet masive në rrugët e Dortmundit, Hamburgut e Dusseldorfit, ato spaghettit e thyer para italianëve, ‘pushtimi’ i çdo sektori në stadium, madje protagonist edhe në fushën e lojës.

Në të tre ndeshjet tifozët shqiptar u kthyen protagonist edhe duke u futur në fushën e lojës, shkruan “Gazeta Express”.

Nisi nga ndeshja me Italinë ku Sami Rexhepi nga Skenderaj u fut në fushën e lojës me flamurin shqiptar.

Në sfidën e fundit ndaj Spanjës, në fund të ndeshjes në fushën e lojës hyri një djalosh i vogël shqiptar.

Nuk do ta besoni, por ky djalosh është i biri i Samiut, Lien Rexhepi që i mori ‘stafetën’ babait të tij.

Një histori speciale që nuk do ta harrojnë kurrë si ata, ashtu edhe tifozët shqiptar.

Këtu merr kuptimin e plotë shprehja, “Bëmë baba të të ngjaj”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement