NBA2K pezullon ndeshjet online gjatë mbrëmjes përkujtimore për George Floyd - Gazeta Express
string(75) "nba2k-pezullon-ndeshjet-online-gjate-mbremjes-perkujtimore-per-george-floyd"

NBA2K pezullon ndeshjet online gjatë mbrëmjes përkujtimore për George Floyd

Gazeta Express

05/06/2020 11:56

Krijuesit e NBA2K i ndërpreu përkohësisht të gjitha aktivitetet sportive në videolojën për dy orë të enjten, për ndër të mbrëmjes përkujtimore të organizuar për George Floyd nga familjarët e tij.

Afro-amerikani George Floyd vdiq javën e kaluar në Minneapolis të SHBA-së pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjatë mbrëmjes përkujtimore të organizuar për Floyd të enjten, NBA2K i ndërpreu të gjithë ndeshjet online në videolojë, përderisa lojtarët kishin mundësi të rrinin nëpër lagje në videlojë dhe mund t’i vishnin karakteret e tyre me bluza me shkrimet “Black Lives Matter” (shqip: Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi) dhe “I can’t breathe” (shqip: S’mund të marr frymë).

“Ne vazhdojmë të frymëzoheni nga kreativiteti i anëtarëve të komuniteti ynë për ta shprehur veten gjatë kësaj kohe të vështirë. Kështu, ne donim t’u ofronim mundësi lojtarëve të bashkohen në një mënyrë kuptimplotë”, thuhet në njoftimin e NBA2K.

“Në i ndërpremë ndeshjet online si shenjë respekti për atë që po ndodhte. Ne jemi duke i dhuruar një milion dollarë për të ndihmuar në luftën kundër padrejtësive dhe pabarazisë me të cilat përballet komuniteti i personave më ngjyrë në glob. Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”.

Chauvin, i cili u shkarkua nga detyra si polic të martën e javës së kaluar, u arrestua tre ditë më vonë. Ndaj tij u ngrit fillimisht akuzë për vrasje të rangut të tretë, e cila më vonë u ndryshua në akuzë për vrasje të rangut të dytë.

Vdekja e Floyd ka ngjallur protesta kundër racizmit dhe brutalitetit policor gjatë gjithë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vazhduar edhe këtë javë, edhe pasi u arrestuan edhe tre policët e tjerë të përfshirë në këtë incident, me akuzën dhe kanë ndihmuar dhe e kanë lejuar një vrasje të rangut të dytë. /Gazeta Express/