NBA: Trae Young s’mjafton, Hawks bien përballë Bucks, derisa shkëlqen Middleton - Gazeta Express
string(75) "nba-trae-young-smjafton-hawks-bien-perballe-bucks-derisa-shkelqen-middleton"

Basketboll

Gazeta Express

28/06/2021 10:40

NBA: Trae Young s’mjafton, Hawks bien përballë Bucks, derisa shkëlqen Middleton

Basketboll

Gazeta Express

28/06/2021 10:40

Milwaukee Bucks marrin avantazhin e serisë finale (2-1) të Konferencës së Lindjes ndaj Atlanta Hawks dhe këtë e bëjnë pikërisht në parketin e rivalëve nga Georgia, duke fituar me rezultatin 102-113.

 Një sukses me përmbysje ky për Bucks, që në periodën e parë ishin madje -15 pikë, për të kthyer ekuilibrin në fundin e periodës së tretë dhe nisur arratinë në 12-minutëshin e fundit të përballjes.

Lexo Edhe:

“Ylli” i mbrëmjes për skuadrën nga Wisconsin ishte Khris Middleton, që në periodën e fundit realizoi 20 nga 38 pikët e tij në total. Në shtatë minutat e fundit të ndeshjes Hawks arritën të shënonin vetëm shtatë pikë, duke u dorëzuar pa kushte në sfidën e parë shtëpiake.

Middleton ishte pa dyshim më i miri, por kontribut të madh dha edhe Giannis Antetokounmpo me 33 pikë. Nga ana tjetër, për Hawks nuk mjaftuan 35 pikët e Trae Young, që në periodën e fundit realizoi 15 nga 17 pikë në total të skuadrës së tij, por që ishte i detyruar në fund të ngrinte flamurin e bardhë. Takimi i radhës i serisë do të luhet po në “State Farm Arena” të Atlantës.