NBA: Miami vazhdon me formë të lartë, Lakers sigurojnë fitoren e dytë radhazi - Gazeta Express
string(75) "nba-miami-vazhdon-me-forme-te-larte-lakers-sigurojne-fitoren-e-dyte-radhazi"

Basketboll

Gazeta Express

01/03/2021 13:57

NBA: Miami vazhdon me formë të lartë, Lakers sigurojnë fitoren e dytë radhazi

Basketboll

Gazeta Express

01/03/2021 13:57

Miami Heat është një nga skuadrat më në formë në NBA për momentin. Nënkampionët e edicionit të kaluar koleksionuan fitoren e 6-të radhazi pasi mposhtën pa shumë vështirësi në American Airlines Arena Atlanta Hawks me rezultatin 109-99.

Një sukses ky që e ngjiti skuadrën nga Florida në vendin e 7-të në konferencën e Lindjes me 17 fitore dhe 17 humbje.

Lexo Edhe:

34 pikë dhe 10 rebound të Collins, por edhe 20 pikë dhe 14 rikuperime poshtë tabelës të Clint Capela nuk i mjaftuan skuadrës nga Georgia ndërkohë që për Miamin spikati Nunn me 24 pikë, ndërsa Adebayo shtoi 16 të tjera. Rigjen veten Los Angeles Lakers që mori fitoren e 2-të rresht pasi mposhti në Staples Center Golden State Warriors me rezultatin 117-91.

Falë 19 pikëve të mbretit James por edhe faktit që plot 6 basketbollistë të Lakers përfshirë edhe Lebron dhe gjermanin Denis Schroder arritën një kuotë pikësh me dy shifra, bënë të mos ndihej mungesa e Anthony Davis.

Kjo ishte fitorja e 24-t sezonale për Lakers që u ngjitën sërish në vendin e 2-të në Konferencën e Perëndimit duke parakaluar Los Angeles Clippers.

Vijon momenti pozitiv për Boston Celtics që mori fitoren e 3-të rresht falë suksesit minimal 111-110 ndaj Washington Wizards. Një sukses i arritur në limite nga Celtics që iu falë edhe formës së mirë të treguar nga dyshja Jason Tatum-Kemba Walker.

Washington në krahun tjetër vazhdon të ketë shumë luhatje teksa këtë herë nuk i mjaftuan as plot 70 pikë të realizuara nga dyshja Bradley Beal-Rusell Westbrook. Largimi i James Harden për te Brooklyn Nets në fillim të këtij sezoni, ka lënë një gropë aq të madhe te Houston Rockets saqë skuadra teksane po turpërohet gjithnjë e më shumë në këtë sezon të NBA. Humbja e 11-të radhazi e pësuar në Toyota Center me plot 49 pikë disavantazh nga Memphis Grizzlies tregoi se sa dobët është Houstoni në këtë sezon./SS/