NBA: Edhe Nuggets e sigurojnë çerekfinalen e play-off - Gazeta Express
string(52) "nba-edhe-nuggets-e-sigurojne-cerekfinalen-e-play-off"

NBA: Edhe Nuggets e sigurojnë çerekfinalen e play-off

Gazeta Express

02/09/2020 12:55

Denver Nuggets ishte skuadra e radhës që siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të play-offit dhe për në gjysmëfinalet e konferencës së Perëndimit.

Skuadra nga Colorado triumfoi në përballjen e 7-të ndaj Utah Jazz me rezultatin e ngushtë 80-78, duke siguruar kualifikimin 4-3 me ndeshje.

Lexo Edhe:

Më i miri mbi parket për Denverin ishte Nikola Jokic me 30 pikë 14 rebound dhe 4 asiste.

Në fazën tjetër Denver do të ketë përballë Los Angeles Clippers.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të mbrëmjes atë për fazën çerekfinale mes Boston Celtics dhe Toronto Raptors, arriti të triumfonte sërish Bostoni me rezultatin 102-99, falë edhe 34 pikëve të shënuar nga Jason Tatum.