Kampioni në fuqi i Serie A, Napoli dhe fituesi aktual i Kupës së Italisë, Bologna po ndeshen në Arabinë Saudite, për Superkupën e Italisë.
Pas 45 mintuave të parë, Napoli po fiton minimalisht ndaj Bolognas, me shifrat prej 1-0.
Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi braziliani, David Neres.
Neres shënoi një supergol, me një goditje jashtë zone në minutën e 39-të të ndeshjes.
Në përgjithësi, Napoli ishte më i mirë, me disa gjysmëraste të krijuara, teksa Bologna nuk tregoi ndeshje të mirë fare.
Napoli erdhi në këtë finale të Superkupës pasi e fitoi gjysmëfinalen ndaj Milanit, ndërsa Bologna pasi e eliminoi Interin, pas penalltive./GazetaExpress/