Napoli një hap larg finales në kupë, pas triumfit ndaj Interit në udhëtim - Gazeta Express
string(72) "napoli-nje-hap-larg-finales-ne-kupe-pas-triumfit-ndaj-interit-ne-udhetim"

Gazeta Express

12/02/2020 22:52

Napoli një hap larg finales në kupë, pas triumfit ndaj Interit në udhëtim

Gazeta Express

12/02/2020 22:52

Napoli ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të një vendi në finale të Kupës së Italisë, pasi e mundi Interin 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në udhëtim.

Fabian Ruiz me një gol të mrekullueshme ia siguroi fitoren minimale skuadrës së Gennaro Gattusos në gjysmëfinalen e parë të mërkurën në Giuseppe Meazza, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 5 mars në Sao Paolo.

Përkundër dominimit dhe rasteve të shumta, zikaltrit e Antonio Contes nuk ia dolën ta gjenin rrjetën e portës së skuadrës vizitore.

Një pjesë e parë, gjatë të cilës Napoli ishte diçka më i mirë, u mbyll baras.

Dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, Ruiz shënoi një solo gol të mrekullueshëm duke e mposhtur Padellin nga largësia me një goditje mjeshtërore në qoshen e djathtë të portës.

Përkundër përpjekjeve dhe goditjeve të shumta në drejtimin e portës së Davide Ospina, Interi dështoi të shënonte dhe tani i duhet ta mundë Napolin në udhëtim me dy gola epërsi për ta arritur finalen.

Gjysmëfinalja tjetër mes Milanit dhe Juventusit zhvillohet të enjten. /Gazeta Express/