Napoli mposhtet në shtëpi nga Bologna dhe rrezikon Championsin - Gazeta Express
string(63) "napoli-mposhtet-ne-5shtepi-nga-bologna-dhe-rrezikon-championsin"

Futboll

Gazeta Express

11/05/2026 22:54

Napoli mposhtet në shtëpi nga Bologna dhe rrezikon Championsin

Futboll

Gazeta Express

11/05/2026 22:54

Napoli përmbysi disavantazhin prej 2-0, por Bologna fitoi në mënyrë dramatike 3-2 në “Stadio Diego Armando Maradona” falë një super goli me vole të Jonathan Rowe, duke e vënë sërish në dyshim kualifikimin e Napolit në Ligën e Kampionëve.

Napoli e dinte se me një fitore do ta siguronte matematikisht një vend në top katërshe, por mungesat ishin të shumta.

Kevin De Bruyne mbeti jashtë pas një përplasjeje në stërvitje, ndërsa munguan edhe Romelu Lukaku dhe David Neres.

Bologna e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi kur Federico Bernardeschi kombinoi me Juan Miranda, i cili realizoi një gol të bukur me të majtën.

Pak më vonë, Bologna fitoi penallti pas ndërhyrjes së Giovanni Di Lorenzo ndaj Mirandas, ndërsa Riccardo Orsolini realizoi për 2-0.

Napoli reagoi para pushimit dhe Di Lorenzo shënoi për 2-1, duke u rikthyer me gol pas tre muajsh mungesë për shkak dëmtimi.

Në pjesën e dytë, Alisson Santos barazoi rezultatin në 2-2 me një goditje të saktë në cepin e portës.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Bologna riktheu avantazhin me një moment spektakolar.

Portieri Vanja Milinkovic-Savic ndali fillimisht goditjen e Mirandas, por topi përfundoi te Jonathan Rowe, i cili realizoi me një vole akrobatike për fitoren 3-2 të mysafirëve.

Napoli ka tashmë 70 pikë, me dy xhiro nga fundi, derisa pas tij është Juventusi me 68 pikë. Milani është i katërti me 67 pikë, aq sa ka edhe Roma në vendin e pestë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement