Naim Ismajli falendëron qytetarët që ia hapën zemrën dhe dyert vizionit të PDK-së dhe Bedri Hamzës
Zgjedhjet
Gazeta Express
08/02/2025 15:04
Kandidati për deputet i PDK-së, Naim Ismajli, ka falënderuar të gjithë qytetarët që ia kanë hapur dyert dhe zemrat PDK-së dhe vizionit të Bedri Hamzës.
Ai ka shkruar se besimi dhe përkrahja qytetare i jep forcë PDK-së për të ndërtuar një të ardhëm më të mirë.
“Me përulësi dhe mirënjohje, ju falënderoj secilin prej jush që keni hapur dyert dhe zemrat për vizionin dhe programin politik të PDK-së dhe kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza. Besimi dhe përkrahja juaj na japin forcë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Pa dallime politike, bashkë mund ta bëjmë Kosovën më të zhvilluar, më të fortë dhe më të drejtë.Më 9 shkurt, votoni për ndryshimin! Votoni Naim Ismajlin – Nr. 48! KOSOVA MUNDET MË MIRË!”, ka shkruar Ismajli