Nagavci thotë se s’kanë pranuar zyrtarisht shqetësime për ikjen e mësimdhënësve - Gazeta Express
string(78) "nagavci-thote-se-skane-pranuar-zyrtarisht-shqetesime-per-ikjen-e-mesimdhenesve"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 8:45

Nagavci thotë se s’kanë pranuar zyrtarisht shqetësime për ikjen e mësimdhënësve

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 8:45

Pas liberalizimit të vizave, u raportua se numër i madh i mësimdhënësve kanë kërkuar pushim vjetor pa pagesë për ta lëshuar Kosovën.

Megjithatë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, s’ka pranuar ende shqetësime zyrtarisht.

Lexo Edhe:

Kështu deklaroi, Arbërie Nagavci udhëheqëse e kësaj ministrie,  teksa tha se Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBAShK), asnjëherë s’ka dhënë shifra të sakta, sa i përket këtyre pretendimeve.

“Kjo është një deklaratë përsëri që konsideroj SBAShK-u e ka përmendur shumë, por asnjëherë s’kanë dhënë shifra të sakta. Ne si Ministri e Arsimit s’kemi pranuar zyrtarisht shqetësime. Është e vërtetë që në momentin kur u bë e ditur që do të kemi liberalizimin e vizave, ka pasur shqetësime që mund të vijë te kjo situatë, është e vërtetë që ka lëndë të caktuara, siç janë, matematika, fizika teknologjia informative dhe gjuha gjermane, ndodhë që në disa komuna kanë vështirësi në rekrutim të stafit, për arsye se profile të tilla mund të kenë paga më të larta. Por, nuk është se ka pasur ndonjë shqetësim, ne si ministri kemi mbështetur me bursa, gjë që i ka motivuar që të ketë studentë më shumë në këto profile që kanë qenë deficitare”, potencoi Nagavci

Madje, ministrja konsideroi që në Kosovë ka të punësuar më shumë mësimdhënës, se sa që janë nevojat reale.

“Ka komuna që vetë kanë dhënë bursa, në mënyrë që t’i motivojnë të rinjtë e komunave të tyre të studiojnë në këto profile, por ne s’kemi ndonjë informatë zyrtare, adresim nga ndonjë komunë, që thonë se kanë mbetur pa kaq arsimtar sepse ata janë larguar nga shkolla. Madje, është e kundërta, ne vazhdojmë të kemi të punësuar më shumë mësimdhënës se sa që janë nevojat reale”, theksoi Nagavci tutje.

Ndërkaq, nga drejtuesit e Sindikatës së Arsimit, kjo gjendje nëpër shkolla u konsiderua shqetësuese, madje ata theksojnë se nëse vazhdon ky fluks i largimit të nxënësve dhe mësimdhënësve, shkollat në vend do të mbesin të zbrazura./teve1