Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se do të kthehen shpejt në pushtet dhe sipas saj për të vazhduar gjatë.
“Saktë katër muaj më parë, me 3 shkurt u votua Qeveria së cilës i besoj populli me 6 tetor. Qeveria që solli shpresë e gëzim. E koha në mes Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti 2 do të jetë e shkurtër”, ka thënë ajo.
Nagavci ka thënë se në krijimin e Qeverisë së re ka ndikuar Presidenti Hashim Thaçi.
“Dje me 3 qershor Presidenti Thaçi ka filluar ditën në orët shumë të hershme të mëngjesit apo thënë më saktë pasmesnatës, duke ushtruar pushtet kundër-kushtetues tek një deputet, për të vazhduar pastaj në orët e pasdites të ushtroi dhunë nëpërmes mbrojtjes së tij të afërt, ndaj një të riu, qytetari të Kosovës”.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...