Muzikë dhe alkool/ Po festonin fundin e misionit në Breshia, gjobitet ekipi i mjekëve shqiptarë. Ja çfarë shkruajnë mediat italiane - Gazeta Express
string(128) "muzike-dhe-alkool-po-festonin-fundin-e-misionit-ne-breshia-gjobitet-ekipi-i-mjekeve-shqiptare-ja-cfare-shkruajne-mediat-italiane"

Muzikë dhe alkool/ Po festonin fundin e misionit në Breshia, gjobitet ekipi i mjekëve shqiptarë. Ja çfarë shkruajnë mediat italiane

Gazeta Express

30/04/2020 12:11
shqiptaret

Grupi i mjekeve dhe infermiereve shqiptare, qe  duhet të kthehet sot në Tiranë pas një muaji të kaluar në vijen e pare te emergjences kunder COVID ne ndihme te Italise jane gjobitur nga policia me gjoba qe shkojne deri ne 500 euro.

Keshtu shkruajne sot mediat italiane, duke raportuar per ate qe u ka ndodhur se fundmi ekipit shqiptar te derguar per ndihme te kolegeve ne Itali.

Lexo Edhe:

Ata po festonin fundin e misionit italian, pinin birrë dhe dëgjonin muzikë në dhomën e tyre të hotelit. Por kjo ka qene e patolerueshme per pronarin e hotelit ne Breshia qe te bente denoncim dhe te therriste policine.

Pas kesaj, mjekeve iu raportua se ishin gjobitur deri ne 500 euro.

Sipas deshmive te para mjeket ishin mbledhur per te festuar fundine misionit dhe naten para kthimit ne atdhe.

“Ne duhet të sqarojmë se çfarë ndodhi mbrëmë dhe kushdo që ka përgjegjësi do të duhet të përgjigjet për të”, ka thene Gianpaolo Natali, këshilltar i Fratelli d’Italia në Brescia.

“Unë nuk do të hyj në meritat e ndërhyrjes policore – shpjegoi Natali – por këta njerëz mbërritën në Itali me urdhër të kryeministrit të tyre për të na ndihmuar në një nga momentet më të errëta te perballjes me Covid. Tani ata do të kthehen në Shqipëri me gjobë prej 500 eurosh” tha ai, duke theksuar se do ta ndjeke me tej kete ceshtje.

Rreth 10 mjekë e shqiptarë janë gjobitur me 500 euro për mos respektim të rregullave e 2 prej tyre janë denoncuar për rezistencë e fyerje ndaj forcave të rendit