Mustafa thirrje deputetëve të VV'së që të votojnë pro tërheqjes së Trustit: Mundësia e fundit që t’u dilni në krahë qytetarëve - Gazeta Express
string(123) "mustafa-thirrje-deputeteve-te-vvse-qe-te-votojne-pro-terheqjes-se-trustit-mundesia-e-fundit-qe-tu-dilni-ne-krahe-qytetareve"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 12:03

Mustafa thirrje deputetëve të VV’së që të votojnë pro tërheqjes së Trustit: Mundësia e fundit që t’u dilni në krahë qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 12:03

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, u ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të votojnë pro Projektligjit për tërheqjen e Trustit, raporton Express.

Duke iu drejtuar deputetëve të kësaj partie, Mustafa ka thënë se votimi i këtij projektligji është mundësia e fundit që t’u dilet në krahë qytetarëve të vendit.

Lexo Edhe:

“Është mundësia e fundit që t’u dilni në krahë qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa.

Ai përmendi edhe njëherë masat që kishte propozuar partia e tij për t’ua lehtësuar qytetarëve jetën pas rritjes së çmimeve.

Thirrje për të votuar pro këtij projketligji bëri më herët edhe inicuesi i kësaj nisme, Bekim Haxhiu.

Ai tha se deputetët duhet të votojnë pro, pa dallim partie, meqenëse kjo kërkesë buron nga qytetarët./Gazeta Express