Murseli: Qytetarët dhe shoqëria civile po kërkojnë që Pacolli të shpallë kandidaturën për President - Gazeta Express
string(98) "murseli-qytetaret-dhe-shoqeria-civile-po-kerkojne-qe-pacolli-te-shpalle-kandidaturen-per-president"

Murseli: Qytetarët dhe shoqëria civile po kërkojnë që Pacolli të shpallë kandidaturën për President

Gazeta Express

21/08/2020 20:20

Këshilltari i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacollit – Naim Murseli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se shoqëria civili po kërkon që ish-presidenti Pacolli të shpallë kandidaturë për president të Kosovës.

Gjithashtu Murseli njofton se kjo gjë kërkohet edhe nga partia.

Lexo Edhe:

Sipas Murselit, Pacolli ka dëshmuar se është i vendosur në interesat e vendit para ato të tij.

Në fund, Murseli premtoi se në rast se Pacolli bëhet president vendi, ky i fundit do të japë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë.

Një pjesë e qytetarëve dhe të shoqërisë civile kërkon që z. Behgjet Pacolli të shpall kandidaturën e tij për President të Kosovës. Kjo gjë po kërkohet tani edhe nga partia, Aleanca Kosova e Re. Gjithmonë duke respektuar mandatin kushtetues të Presidentit aktual. Si ish-President i vendit, z. Pacolli ka dëshmuar se i vendos interesat e vendit para ato të tij. Në rast të marrjes së detyrës ai do të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të AKR-së”, ka shkruar Murseli.