Vedat Muriqi do të jetë në aksion sonte në La Liga.
Ekipi ku ai luan, Mallorca përballet me Gironan në udhëtim në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit spanjoll.
Momentalisht, Mallorca gjendet në vendin e 17-të me 35 pikë dhe rrezikon rënien nga liga.
Përkundër kësaj, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka pasur një sezon spektakolar, ndërsa ka shënuar 21 gola gjithsej dhe është i dyti në listë, menjëherë pas Kylian Mbappes që ka tre gola më shumë.
Ndeshja nis me fillim nga ora 21:00. /Gazeta Express/
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...