Muriqi shënon në fitoren e madhe të Fenerbahçes - Gazeta Express
string(49) "muriqi-shenon-ne-fitoren-e-madhe-te-fenerbahces-2"

Gazeta Express

22/12/2019 19:01

Muriqi shënon në fitoren e madhe të Fenerbahçes

Gazeta Express

22/12/2019 19:01

Tjetër ndeshje, tjetër gol për Muriqin në Superligën e Turqisë

Fenerbahçe e ka mposhtur 3-1 Beshiktashin në kuadër të xhiros së 16 në Superligën e Turqisë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në këtë ndeshje golin e ka gjetur sërish edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

25-vjeçari shënoi për 3-1 në minutën e 68-të, golin e 10 në Superligën e Turqisë në vetëm 15 paraqitje, raporton Gazeta Express.

Golat tjerë i shënuan Ozan Tufan dhe Max Kruse, derisa golin e nderit për Beshiktashin e shënoi Atiba Hutchinson.

Pas kësaj fitore, Fenerbahçe e Muriqit ka shkuar në kuotën e 29 pikëve dhe gjendet në pozitën e tretë. /Gazeta Express/