Munishi: Reali është favorit në Champions, i kemi borxh Ancelottit - Gazeta Express
string(64) "munishi-reali-eshte-favorit-ne-champions-i-kemi-borxh-ancelottit"

Munishi: Reali është favorit në Champions, i kemi borxh Ancelottit

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 10:33

Emisioni i fundit “Favorit” në T7 ishte i ndarë në dy pjesë, duke u diskutuar në atë të parë për futbollin vendor dhe në atë të dytë për atë ndërkombëtar.

U fol për “El Clasicon”, për “Derby della Madonninan”, por edhe për Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

E analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi u ndal të fliste për Real Madridin, të cilin e sheh si favorit për ta fituar trofeun e Championsit në këtë edicion pasi e kaloi ekipin më të fortë të momentit në Evropë, Manchester City.

Ndër të tjera, trajneri i njohur kosovar foli edhe për trajnerin Carlo Ancelotti, për të cilin tha se “Los Blancos” i janë borxhli për menaxhimin e suksesshëm të ekipit në çfarëdo situate dhe për trofetë që i ka sjellë me këtë ekip në “Santiago Bernabeu”.

Për ta parë emisionin e plotë “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/