Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Leonard Kërquki, Valon Syla dhe Blero.
Ismet Munishi i ka krahasuar dy trajnerët që morën pjesë në finalen e “EURO 2024”.
“Luis de la Fuente është shumë më lartë se homologu i tij anglez, Gareth Southgate, kjo u pa edhe në ndeshjen e sontme”, tha ai.
Tutje, ai shprehu dhimbjen e tij ndaj Anglisë.
“Anglia i ka dhënë shumë futbollit, por që këta tashmë ka ardhur koha me marrë një trajner serioz, i cili i mungon që 20 vjet e tutje”, tha ai.