Mungon Vjosa Osmani, Mustafa në takim me Kurtin i shoqëruar nga Haziri e Veliu - Gazeta Express
string(77) "mungon-vjosa-osmani-mustafa-ne-takim-me-kurtin-i-shoqeruar-nga-haziri-e-veliu"

Mungon Vjosa Osmani, Mustafa në takim me Kurtin i shoqëruar nga Haziri e Veliu

Gazeta Express

14/12/2019 17:20

Kreu LDK’së, Isa Mustafa, në takimin e sotëm me kreun e LVV’së, Albin Kurtin, është shoqëruar nga nënkryetarët Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Në këtë takim sipas burimeve të Gazetës Express nuk po merr pjesë fare nënkryetarja e parë, Vjosa Osmani, e cila sot është përplasur me Veliun rreth takimit me Kurtin në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë kohës sa po regjistroheshin si deputetë.

Lexo Edhe:

Express për të konfirmuar një gjë të tillë ka dërguar pyetje në adresë të zëdhënësit të partisë, Besian Mustafa, megjithatë i njëjti nuk ka kthyer kurrfarë përgjigje.

Takimi i sotëm mes LDK’së dhe VV’së është në vazhdën e përpjekjeve për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit./GazetaExpress/