Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Irlandë, u drejtua në Institutin për Studime Ndërkombëtare dhe Evropiane (IIEA), ku foli për integrimin evropian, politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Ai theksoi se zgjerimi duhet të mbetet proces i bazuar në merita, rregulla të qarta dhe kritere objektive, duke nënvizuar se kredibiliteti i Bashkimit Evropian varet nga konsekuenca ndaj parimeve dhe premtimeve mbi të cilat është ndërtuar.
Mucunski vuri në dukje se është e nevojshme një energji e re politike në procesin e zgjerimit, veçanërisht në kushtet e sfidave të shtuara gjeopolitike, ku Ballkani Perëndimor, siç tha ai, nuk duhet të mbetet në margjina, por të jetë pjesë e vizionit evropian për siguri, stabilitet dhe prosperitet.
Ai përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore nga Irlanda për politikën e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të rajonit, duke shtuar se integrimi evropian mbetet përcaktim strategjik i vendit dhe se anëtarësimi i plotë në BE është një synim i qartë dhe i pandryshuar.
tag_katrorimaqedoni_2