Moti nesër dhe ditëve në vazhdim - Gazeta Express
string(36) "moti-neser-dhe-diteve-ne-vazhdim-144"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2026 23:43

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Lajme

Gazeta Express

04/06/2026 23:43

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të herëpashershme, lokale.

Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme dhe minimalja parashihet të zbres në 12 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të shkojë deri në 28 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë opse rrebesh të izoluar shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme në tërë rajonin.

Fundjava sipas parashikiemeve më të fundit pritet të jetë edhe më e ngrohtë me temperatura maksimale deri në 30 gradë Celsius edhe në Kosovë, por pasditeve parashihen disa zhvillime konvektive dhe mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Advertisement
Advertisement
Advertisement