Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu.
Nuk përjashtohet mundësia për rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe nuk do të kapin tërë territorin.
Në disa rajone priten rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat pritet të luhaten nga 10 minimalja deri në 24 gradë Celsius ajo maksimale.