“Do të flisnin frëngjisht pa britanikët”, Macron ndërhyn pas shakasë së Mbretit Charles për amerikanët   - Gazeta Express
string(100) "do-te-flisnin-frengjisht-pa-1britaniket-macron-nderhyn-pas-shakase-se-mbretit-charles-per-amerikanet"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 14:36

“Do të flisnin frëngjisht pa britanikët”, Macron ndërhyn pas shakasë së Mbretit Charles për amerikanët  

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 14:36

Ka një shkëmbim të vogël diplomatik shakash mes Mbretit të Britanisë Charles, presidentit të SHBA’së Donald Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Gjatë fjalimit të tij në darkën shtetërore në Shtëpinë e Bardhë në Uashington mbrëmë, Charles bëri shaka duke thënë:

“Ju komentuat së fundmi, zoti President, se nëse nuk do të ishin Shtetet e Bashkuara, vendet europiane do të flisnin gjermanisht. Guxoj të them se, po të mos ishim ne, ju do të flisnit frëngjisht…!”

Edhe presidenti francez u inkuadrua në këtë shkëmbim shakash.

“Kjo do të ishte elegante!”, shkroi ai në X, duke bashkëngjitur videon e Charles.

Advertisement
Advertisement
Advertisement