Momente tmerri: Pema gjigante bie mbi veturë, kamera filmon gjithçka - Gazeta Express
string(66) "momente-tmerri-pema-gjigante-bie-mbi-veture-kamera-filmon-gjithcka"

Momente tmerri: Pema gjigante bie mbi veturë, kamera filmon gjithçka

Gazeta Express

23/10/2020 14:22

Shoferi fatlum!

Një pemë gjigante ra mbi veturën e një babai që ishte nisur në shkollë për të marrë të birin, por që mrekullisht i shpëtoi më të keqes edhe pse pema i shkatërroi veturën Volkswagen që kap vlerën e 20 mijë eurove.

Lexo Edhe:

Adrian Stefaniu, 40 vjeç ishte nisur për në shkollën e të birit Alex, 13 vjeç, kur befasisht një pemë përfundoi mbi veturën e tij në Chelmsford të Essexit, Angli.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka nxjerrë nga vetura Stefaniun, i cili ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

Adrian thotë se ndihet njeriu më me fat në botë.