Molliqaj-opozitës: Refuzojeni Kurtin ose ndërrojeni emrin - Gazeta Express
string(56) "molliqaj-opozites-refuzojeni-kurtin-ose-nderrojeni-emrin"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2026 20:44

Molliqaj-opozitës: Refuzojeni Kurtin ose ndërrojeni emrin

Lajme

Gazeta Express

09/07/2026 20:44

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ftesës që Kurti u ka dërguar partive opozitare.

Moliqaj në reagimin e tij në Facebook iu ka bërë thirrje t’a refuzojnë ftesën ose të njëjtit të ndërrojnë emrin.

Por sipas tij opozita siç ai e quan ‘formale është aq e kapur pas përfitimit saqë nuk i pështatet refuzimi’.

“Kush nuk mëson nga gabimi bëhet ingranazh i sistemit. Pjesë e problemit. Kjo është historia e opozitës formale. Sot e kritikojnë që nesër ta takojnë. Thua ti që refuzimet janë kërkesë/lutje për ftesë. Apo edhe janë?Në takimet që Kurti ftoi opozitën, ata do të duhej ta refuzonin pjesëmarrjen. Pa ekuivoke. Por opozita formale është aq e kapur pas përfitimit saqë nuk i pështatet refuzimi. Kanë tjera plane, e ku njerëzit e këtij vendi nuk janë pjesë” shkruan Molliqaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement