Modelja kosovare shtatzënë për herë të parë - Gazeta Express
string(43) "modelja-kosovare-shtatzene-per-here-te-pare"

Modelja kosovare shtatzënë për herë të parë

Yjet

Gazeta Express

17/05/2022 21:41

Bukuroshja kosovare, Lorena Haliti ka lajmëruar me anë të një postimi në rrjetet sociale se është në pritje të fëmijës së saj të parë

Lorena, e cila më parë kishte thënë se ajo nuk do “martohej kurrë” është shfaqur në pushime me burrin e saj, ku nga San Lucas të Kalifornisë ka treguar se do të bëhet nënë.

Lexo Edhe:

Këtë lajm ajo e ka ndarë me të dashurin që bashkëjeton, Ami Mezezi po ashtu e ka ndarë lajmin me njerëzit e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Lorena, është ish Miss Idaho Teen, fillimisht ishte lidhur me sportistin amerikan Tanner McEvoy. Por, ata më vonë ishin ndarë.

Tutje ajo ishte përfolur edhe për një lidhje me Seven Saraqin, por që edhe kjo lidhje nuk ishte vërtetuar asnjëherë.

Me Amin ajo është në lidhje që disa vjet dhe si duket ata kanë vendosur që ta zgjerojnë familjen e tyre. /GazetaExpress/

amimezezi @instagram
amimezezi @instagram
lorenahaliti @instagram
lorenahaliti @instagram
amimezezi @instagram