Mjegull nesër në mëngjes, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme - Gazeta Express
string(71) "mjegull-neser-ne-mengjes-keto-jane-temperaturat-per-dy-ditet-e-ardhshme"

Gazeta Express

16/12/2019 23:11

Mjegull nesër në mëngjes, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Gazeta Express

16/12/2019 23:11

Në dy ditët e ardhshme, të martën dhe të mërkurën e 17 dhe 18 dhjetorit, mëngjeset do të nisin me mjegull e ngricë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Në parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme thuhet se në vend do të mbesin fushat me presion të lartë të ajrit, e si pasojë do të ketë ulje në vlerat e temperaturave minimale, derisa ato maksimalet do të mbeten pothuajse konstante.

Pas nisjes me mjegull e ngrica, gjatë ditës pritet të ketë kthjellime e të mos ketë reshje.

Temperaturat minimale do të ulen deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë në 11 gradë Celsius.

Advertisement
Advertisement
Advertisement