Mitrovica “kryeqyteti i basketbollit” - Gazeta Express
string(35) "mitrovica-kryeqyteti-i-basketbollit"

Mitrovica “kryeqyteti i basketbollit”

Basketboll

Gazeta Express

19/02/2023 21:33

Pasi Trepça fitoi Kupën e Kosovës në basketboll dhe kjo gjë e ka gëzuar Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza

Trepça fitoi sonte për herë të gjashtë Kupën e Kosovës në basketboll derisa mposhti me rezultat 74:66 skuadrën e Sigal Prishtinës.

Lexo Edhe:

Trepça fillimisht Kupën e kishte fituar në vitin 1993. Më pas triumfoi në këtë garë në vitin 2000 e po ashtu në vitin 2004.

Kupën mitrovicasit e festuan edhe në vitin 2012. Për herë të parë Trepça kupën e fitoi dy herë rresht. Drilon Hajrizi ishte më i miri te Trepça me 16 pikë, tetë kërcime e tri asistime.

Ken Brown i kishte 14 pikë, tri kërcime e tri asistime. Ndërkohë Mikaile Tmushiq realizoi 13 pikë e pesë asistime.

Te Prishtina më i miri ishte Dustin Thomas me 16 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. Derrick Wilson i kishte 13 pikë e pesë kërcime, ndërsa Dardan Berisha realizoi 16 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, por i kishte edhe shtatë topa të humbur. Trepça në çerekfinale kishte mposhtur Vëllaznimin, kurse në gjysmëfinale e kaloi Rahovecin.

“Kryeqyteti i basketbollit ?. Urime Mitrovicë. Urime Trepça. Urime Torcidë”, ka shkruar Hamza në profilin e tij në Facebook. /GazetaExpress/